Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar rreth parashikimit të motin këtë javë, ndërsa të mërkurën njoftoi se do të ketë rritje të temperaturave
Mot kryesisht me diell do të mbizotërojë dhe temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat e skajshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Poashtu nga instituti tërheqin vërejtjen se ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.
Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.
Instituti rekomandon poashtu qytetarët me gjendje të rënduar shëndetësore nga sëmundje kronike të kenë kujdes të shtuar gjatë ditës.