Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka reaguar pasi SHBA-ja vendosi sanksione për Aleksandër Vulinin, shefin e shërbimit sekret serb.
Vulin ishte hapur i lidhur me Kremlinin, madje duke e vendosur këtë shtet në kulmin e pushtimit rus në Ukrainë. Sveçla ka thënë se Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën.
”Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit”, ka thënë ai.
Për lëvizjen amerikane ka reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, duke e përshëndetur ndëshkimin e Vulinit që sanksionet iu vendosën për krim të organizuar dhe cenim të paqes në rajon.