Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi ra nga lartësia e një objekti ku po punonte.
Sinjali mëson se viktima është Shpend Krasniqi, 38-vjeçar.
Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njejti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.