Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, sot është futur në listën e sanksioneve amerikane.
Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit.
Sipas Thesarit, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se ky është një super lajm.
Postimi në Facebook:
Një super lajm! Amerika, aleati ynë themeltar, fut në listë të zezë fashistin Aleksandar Vulin, drejtori i BIA-s serbe, për mundësim të operacioneve destabilizuese ruse në Ballkanin Perëndimor, krim të organizuar transnacional, trafikim të armëve dhe drogës si dhe korrupsion.