Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara.
Vela shkroi në Twitter se Vulini është “piun rus”.
“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një piun rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, shkroi Vela.
Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja e ka sanksuar Aleksandar Vulinin, që momentalisht mban pozitën e shefit të inteligjencës serbe.
Aleksandar Vulin, head of Serbia’s Intelligence Service has been sanctioned by the United States. A Russian pawn exposed for his destabilizing role in the region.https://t.co/pFq6dRbkKr
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) July 11, 2023