Është hedhur poshtë propozimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili kërkoi që këtij institucioni arsimor t’i hiqet “Hasan Prishtina” nga emërtimi.
Në një përgjigje që Rektorati i Prishtinës i ka kthyer organizatës studentore “Unioni Demokratik Studentor”, thuhet se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar dokumentin i cili ruan emrin aktual të institucionit.
“Ju njoftojmë që Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar dokumentin i cili ruan emrin aktual të institucionit. Siç e dini, dokumenti ka qenë në konsultim të brendshëm, megjithatë në versionin e fundit, ai ruan emrin “Hasan Prishtina”, thuhet në përgjigjen e Rektoratit.