Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar përgjimet e publikuara të martën në të cilat dëshmohet se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme.
Musliu ka thënë në një përgjigje për Lajminet se ajo është e bindur se Vetëvendosja është në koordinim me Listën Serbe.
Tutje Musliu ka thënë se me publikimin e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës me përfaqësuesin e Listës Serbe, Qeveria është dashur të rrëzohet qysh dje.
“Absolutisht unë e dija që Vetëvendosja nuk mundet me flejë pa komuniku me Listën Serbe dhe me Radojçiqin. Qeveria dje është dasht me u rrëzu”, ka thënë deputetja Musliu.