Aksidenti në Gllarevë të Klinës, shtatë persona përfundojnë në spital

Dy vetura janë ndeshur mes vete sot në Gllarevë të Klinës, duke lënë të lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili dha detaje për rastin.

https://permbledhja.com/ne-diten-e-bajramit-vdes-nena-e-dy-ish-ushtareve-te-uck-se-nga-drenica/

“Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona”.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë. Lëndimet e tyre kanë qenë të lehta.

https://permbledhja.com/goditi-disa-here-me-thike-ne-trup-nenen-djali-mes-lotesh-nga-gjykata-isha-rende-psikologjikisht-dua-denim-maksimal/