Gjykata Themelore në Mitrovicë, i ka shqiptuar urdhër ndëshkimor shtetasit rus, i dyshuar për kalim ilegal të kufirit nga Serbia për në Kosovë, si dhe ka marrë vendim për dëbimin e tij nga Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Lumnije Surdulli.
Surdulli tha se Gjykata e ka dënuar me gjobë të dyshuarin dhe i njëjti është larguar nga territori i Kosovës.
Ndryshe, i dyshuari ishte arrestuar të premten në Leposaviq, nën dyshimin për kalimin ilegal të kufirit.
“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, kishte njoftuar njoftuar Policia.