Ministria e Bujqësisë fillon me realizimin e pagesave të subvencioneve

Ministria e Bujqësisë ka filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve. Kështu bën të ditur ministri i këtij dikasteri, Faton Peci.

Ai ka thënë se sot kanë proceduar 2 milionë euro për pagesë për subvencione 2023.

“Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrollave rigoroze në teren. Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim. Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi. Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”, ka shkruar ai në Facebook.