Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është takuar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin.
Ristuccia dhe Jashari kanë biseduar për bashkëpunimin dhe “ndihmën e KFOR-it për FSK-në” në disa operacione.
Njoftimi i plotë nga NATO:
Komandanti i #KFOR-it , MG Ristuccia, ka takuar LTG Jashari, komandant i FSK-së. Ata diskutuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme.