Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ironizuar me kërkresën e opozitës për zgjedhje të reja.
Ai e ka kujtuar një deklaratë që e kishte dhënë në televizionin T7. Aty Konjufca ishte bërë viral me deklaratën e tij.
“Hajde krejt bashkë, dorë për dore në podium. Çu në zgjedhje”, kishte thënë ai.
E kryeparlamentari e ka pyetur opozitën nëse ia mbajnë mend këtë deklaratë.
“Mos i provokoni mazhorancën se votojnë me shku në zgjedhje. A iu kujtohet parvjet me një emision çka iu pata thënë”, ka thënë Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar shpërndarjen e Kuvendit.