Lajm i mirë: Hapet aplikimi për pagesa direkte në sektorin e Blegtorisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimin për pagesa direkte në sektorin e blektorisë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Ky afat do të jetë i hapur nga data 10 korrik deri më 18 gushtë .

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,  vazhdon të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët), dhe akuakulturë si dhe mbështetja për Primin e Sigurimeve bujqësore”, thuhet në njoftim.