Një shqiptar 42-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë natës së shkuar në lagjen Cristo në qytetin e Aleksandria, Itali.
Mediat italiane shkruajë se shqiptari është goditur me dy plumba njëri prej të cilëve e ka marrë në fytyrë. Plumbi ka hyrë e ka dalë në një faqet e gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Pranë vendngjarjes është gjetur dhe një automjet i braktisur e forcat e rendit po punojnë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur.
Hetimet janë ende në zhvillim, por ajo ç’ka dyshohet është se mund të jetë një atentat për larje hesapesh mes personave apo grupeve rivale.
Ngjarja është regjistruar në mesin e ditës rreth orës 1 të pasdites në Via Maggioli në udhëkryqin me Via Mathis në Rione Cristo./Express