Ministri i bujqësisë, Faton Peci, e ka nisur sot ditën në vizitë fshatin Vllahi.
Ai ka vizituar Vjollca Kurtin e cila ka përfituar grantin prej 60 mijë euro për ngritjen e pemishtes me boronicë, shkruan Jepi zë.
Peci përmes një postimi ka shkruar se bujqit e Komunës së Mitrovicës kanë përfituar një total prej rreth 1 milion euro.
Postimi i plotë:
Vjollca Kurti është përfituese e Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për ngritje të pemishtes me boronicë në vlerë prej rreth 60,000€.
Ajo është njëra nga gratë me shpirt ndërmarrës e ide inovative që forcojnë zinxhirin e vlerës në ekonominë rrethore të zonave rurale.
Investime të kësaj natyre i kontribuojnë gjallërisë e zhvillimit.Gjithsej falë përkrahjes së këtij Programi në tërë Kosovën janë ngritur 25ha me këtë kulturë e cila është kulturë e produkt strategjik, sidomos për eksport pasi që Kosova ka avantazh 2 javor karshi tregut evropian.
Përmes Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022, duke përfshirë edhe investimet kapitale në ujitje, bujqit e Komunës së Mitrovicës kanë përfituar një total prej rreth 1 milion euro.