Gjelosh Rushaj nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi ra në humnerë së bashku automjetin e tij dhe për pasojë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.
Viktima u aksidentua të enjten teksa ishe duke u kthyer me automjetin e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i Dukagjinit, kur rrugës është përballur me një furgon të policisë së Shkodrës.
Në tentativë për t’i liruar rrugën policisë, për shkak të rrugës së ngushtë, automjeti i tij ka rrëshqitur duke rënë në humnerë.
Ai u dërgua me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës por për shkak të plagëve të marra nuk arriti të mbijetojë.
E rasti tragjik thellohet edhe më shumë për familjen Rushaj, pasi në po të njëjtën mënyrë viktima Gjelosh Rushaj humbi vëllain dhe nipin e mitur, në vitin 2022.