Një shtetase e Shqipërisë, e shoqëruar nga nëna e saj, ka raportuar se në një shtëpi të pabanuar është dhunuar seksualisht nga një burrë i dyshuar, po ashtu shtetas i Shqipërisë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Po ashtu, është njoftuar edhe prokurori kurse rasti vazhdon të hetohet.