Dje, Shqipëria u trondit me vetëvrasjen e gazetrit, Kastriot Myftaraj i cili u hodh nga kati i katërt.
Myftaraj si gazetar ishte deklaruar shpesh kundër fesë Islame.
Një nga personat që ai ka sulmuar më së shumti ishte imami i njohur, Elvis Naçi.
Naçi në namazin e Xhumasë foli për vdekjen e Myftarajt duke thënë se duhet të jemi të kujdesshëm sa jemi gjallë sepse vjen dita e do dalim para Zotit për të dhënë llogari.
“Kastriot Myftaraj në të vëretë ka folur keq ndaj kulteve fetare dhe besimit në Zot. Unë jam ndoshta nga më kryesorët që ai ka sharë, ka shkruajtur lloj-lloj akuzazh e gjërash që ishin të çuditshme. Por gjithsesi vjen një ditë që të gjithë do shkojmë te Zoti prandaj këto ngjarje që ndodhin duhet të na bëjnë më të kujdesshëm, sepse njeriu mund të thotë që shkatërrohet Toka, njerëzimi, Meka e Medina por harron se një ditë do jap shpirt dhe do shkojë te i madhi Zot.”
Duke u ndalur te akuzat që Myftaraj ka hedhur ndaj tij, imami Elvis Naçi tha se pavarësisht të gjithave ai e ka falur dhe ia ka bërë hallall. Pasi sipas tij, Myftaraj tani problemin do ta ketë me Zotin për shkak të fjalëve që ai ka folur ndaj kulteve fetare të besimit islam në veçanti.
Përsa i përket gjërave që ka thënë ndaj meje, unë sot po e them para të gjithëve që ia kam bërë hallall. Por problemi me të do jetë për shkak të mohimit të Zotit dhe për shkak të fjalëve që ka folur kundrejt Mekës, Medinës, xhamiave dhe gjërave që janë fetare.
Situatën e krijuar me gazetarin Kastriot Myftaraj, imami e shfrytëzoi për t’iu rikujtuar dhe dhënë një mesazh plot vlera besimtarëve të të gjithave feve që një ditë të gjithë do të dalin para Zotit.
“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse sipas besimit islam, hebre, kristjan dhe të gjitha feve sepse një ditë të gjithë do të dalin para Zotit. Me fol me u nxitu është e lehtë, edhe me shajtë është e lehtë por një ditë do japim llogari për veprat tona. Të jemi sa më të kujdesshëm, të kërkojmë sa më shumë falje, të përmirësohemi sa më shumë dhe të bëjmë sa më shumë gjëra të mira.”
Në mbyllje imami tha se për gazetarin Myftaraj i cili ka ndërruar jetë tanimë, nuk ia vlen që të shahet e ofendohet pasi ai ka shkuar te Zoti dhe do të përgjigjet atje për gjithçka ka bërë.