Një qytetar nga Kosova i cili po kalon pushimet në bregdetin shqiptar, ka rrezikuar të mbytet këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.
Siç raporton abcnews.al, ngjarja ka ndodhur te Rana e Hedhun.
Ai është shpëtuar nga familjarët dhe pushuesit tjerë, të cilët e kanë nxjerrë nga uji dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.