Lutfi Haziri do të jetë edhe për një mandat në krye të degës së LDK-së në Gjilan.
Kjo parti sot ka mbajtur zgjedhjet në këtë komunë ku mbi 3000 qytetarë e veprimtarë u përfshinë në proces zgjedhor të degës.
“Përkrahja për Lutfi Hazirin është e pakontestueshme si rezultat i punës dhe angazhimit të tij të pashoq në sferën e artikulimit të nevojave dhe interesave të qytetarëve të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku falënderoi delegatët e Kuvendit Zgjedhor, anëtarët dhe “të gjitha ato gra dhe burra të ndershëm e fisnikë për angazhimin e tyre në procesin e brendshëm demokratik”.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po përmbyll procesin e brendshëm zgjedhor në gjithë Kosovën.
“LDK ka hapur dyert për shumë të rinj që kanë profile të ndryshme profesionale por që i bashkon një ideal dhe orientim i përbashkët rreth parimeve të djathta që identifikohen me LDK”.