Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një rus në Leposaviq.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet i ditur se në cilësinë e të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Tutje, bëhet e ditur se ai kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës.
“Zërnosek, Leposaviq 07.07.2023-13:52. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”