Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ftuar në DPT te Fidani në T7 ka folur për lëvizjet e brendshme në Asamblenë Komunale dhe largimin e Kryesuesit të Asamblesë nga LDK-ja.
Rama thotë se këto gjëra ndodhin në demokraci dhe thotë se gjithmonë e ka lutur edhe opozitën që të jetë kritike dhe konstruktive, shkruan Express.
“Në demokraci ndodhin këto gjera. Asambleja I ka 51 asamblistë. Unë gjithmonë I kam ftu të gjithë që të jenë pjesë e transforimit të kryeqytetit. Me pozitë dhe opozitë. Opozitën e kam lutë që të jetë kritike dhe konstruktive dhe jo destruktiv”, ka thënë Rama në DPT.
Ai ka folur edhe për largimin e Kreysuesit të Kuvendit, Fehmi Kupina, duke thënë se ai ka dalë në anën tjetër për të krijuar një shumicë dhe për ta shfrytëzuar atë për aspekte personale.
Sipas Ramës, emërimit që janë bërë pastaj nëpër borde, e tregojnë qartë arsyen pse Fehmi Kupina është larguar nga LDK.
“Për fat të keq Kryesuesi, them për fat të keq sepse s’ka pasë nevojë të vijë deri tek ajo cfarë ka ndodhë. Është bërë ndryshimi. Është përzgjedhja e tij si pjesëtar i LDK, është shpallë I pavarur, dhe ka kaluar në anën tjetër për të krijuar një shumicë tjetër. Mendoj se arsyeja është personale. Për të pasur qasje në ndërmarrje, me I vendos njerëzit e vetë aty. Dhe kjo u pa qartë, se kënd e kanë propozu për borde të kompanive”, ka thënë Rama në DPT.
Ai ka thënë se aktualisht e ka shumicën en Asamblenë Komunale dhe se ka gjithësejtë 28 asamblistë