Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.
Kurti thotë se kryediplomati arab e ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara do të dhurojnë 25 milion dollarë amerikanë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.
Kurti ka thënë se janë jashtëzakonisht falendëruese për kontributin meqë do të ketë ndikim direkt në shumë jetëra fëmijësh në Kosovë.
“Pata një telefonatë të rëndësishme dhe të këndshme me MPJ-në e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed i cili më njoftoi se Emiratet Arabe do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë kontribut, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Kosovë”, ka shkruar kryeministri.
Had an important & pleasant phone call w/ the UAE MFA Sheikh Abdullah bin Zayed @ABZayed who informed me that 🇦🇪will donate 25m USD for a new children’s hospital in Kosova. We are incredibly grateful for this contribution,as it’ll directly impact the lives of many children in 🇽🇰.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2023