Musliu: Mosha mesatare e policëve të Kosovës është 47 vjet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për kërkesën që partia e saj e ka parashtruar në lidhje me pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë.

Ajo thotë se Policia e Kosovës “po plaket”, duke thënë se mosha mesatare e policëve kosovarë është diku te 47 vjet.

“Ne kemi policë që kanë probleme të mëdha shëndetësore, që mezi presin që ky ligj të votohet”, tha Musliu.

Sipas nismës së PDK-së, nëse ajo do të miratohej, policët do të mund të pensionoheshin në moshën 55 vjet.

Deputetja e PDK-së thotë se pret përkrahjen e partive të tjera politike pasi kjo, sipas saj, “nuk është vetëm nevojë, kjo është emergjencë”. /Express/

https://youtu.be/tgu3gtB8eG4