Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka dhënë detaje rreth takimit që pati mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.
Vuçiç tha se folën për pikëpamjet e ndryshme që kanë për situatën në Kosovë teksa shtoi se për Ballkanin e Hapur diskutimet nuk do të jenë të lehta.
“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha ai.