Ish-ambasadori, Anton Berisha, ka vlerësuar se është koha që Qeveria Kurti t’u hapë rrugën zgjedhjeve të reja duke dorëzuar mandatin e saj.
Në një postim në Facebook, zyrtari i LDK-së ka shkruar se tanimë ndërkombëtarët kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti dhe një e re në vend të saj do ta kthente Kosovën në binarët e saj.
“Të ndodhur në situatën kur komuniteti ndërkombëtar ka humbur besimin në qeverisjen Kurti – Osmani, për të shpëtuar Kosovën nga dëmtimi shkatërrues është koha që kjo qeveri të dorëzojë mandatin e saj për të hapur një proces të zgjedhjeve të reja përmes një qeverie teknike që do të kthente në binarët e vet raportet e natyrshme të Kosovës me Perëndimin, të ruante paqen në rajon, të siguronte funksionimin normal të institucioneve dhe të përgatiste zgjedhje të reja dhe demokratike në nivel kombëtar”, ka shkruar ai.