Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka rikujtuar tre vëllezërit Bytyqi të cilët janë ekzekutuar në Serbi përmes një reagimi në “twitter”
Miller ka thënë se i bëjnë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht një rast të tillë dhe të kërkojnë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar një akt të tillë brutal si vrasje e Yllit, Agronit e Mehmetit.
Zëdhënësi i DASH ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë thirrje për këtë derisa drejtësia të vendoset në vend.
24 years ago, U.S. citizens Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi were executed in Serbian police custody. We again call on Serbia to fully investigate this case and hold accountable those who committed and covered up this brutal act. We will continue that call until justice is served.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) July 7, 2023