Një grua serbe dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.
Kjo u bë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
Në operacionin e kërkimit janë angazhuar policia, ekipet e zjarrëfikësve si dhe vullnetarët serb.
“Kërkimet kanë filluar sot dhe kanë vazhduar deri në orët e vona të ditës. Njoftojmë se kërkimet pritet të vazhdojnë edhe nesër”, thuhet në njoftim.