Kurti e Osmani në ceremoninë e ambasadës amerikane për nder të pavarësisë së ShBA-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është duke mbajtur një ceremoni festive, për nder të 247 vjetorit të Pavarësisë.

Ashtu siç edhe pritej, liderët kosovarë, përfshirë opozitën po marrin pjesë, përcjell lajmi.net.

Kurti është parë në shoqëri të bashkëshortes, kurse Osmani me vajzat.

Duhet përmendur faktin se ka qenë vet ambasadori Hovenier që kishte thënë se kanë ftuar zyrtarë qeveritarë për të marrë pjesë në këtë ceremoni, përkundër faktit se nuk janë në momentin më të mirë të raporteve bilaterale strategjike.