Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social Facebook pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten në Prishtinë.
Osmani ka thënë se me Ramën kanë diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit
”Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam sot proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit“, ka shkruar Osmani.
Po ashtu është folur edhe për raportet në mes dy shteteve.
“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike“, ka thënë ajo.