Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë sot.
Aktualisht Rama po zhvillon takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në zyrën e saj, ku dy godinat ajo e Presidencës dhe e Kryeministrisë janë ngjitur me njëra-tjetrën, megjithatë takimi mes dy homologëve deri më tani nuk ka ndodhur.
Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.
Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.