Policia në Gjilan e ka gjobitur me 500 euro dhe i ka vendosur pesë pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 119 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50.
“Me këtë veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej një viti”.