Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka përgjegjësinë për krejt situatën në të cilën është Kosova.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se ”Kurti po prish raportet strategjike me vendet aleate”.
Krasniqi ka dekalruar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, por tha se refuzon kategorikisht ta formojë një qeveri të re me këtë legjislaturë.
”Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Sot publikisht nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandate duhet me iu kthy qytetarëve, apo mendojnë që munden me fitu vota, po thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum”, ka thënë Krasniqi.