7-vjeçarja nga Kosova rrezikoi të mbytej në Shëngjin, shpëtohet nga turistët

Një vajzë e mitur 7-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin, teksa po lahej në det.

Sipas TopChannel ishin pushuesit e tjerë të cilët e kanë nxjërë nga uji vajzën 7-vjeçare dhe më pasë kanë njoftuar rojet bregadetare në lidhje me rastin.

Vajza është jashtë rrezikut për jetë dhe për momentin është duke marrë mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.