Moti kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë ka vazhduar në pjesën më të madhe të vendit dhe rajonit, përderisa të Premten merr kthesën drastike.
Një ciklon i cili gjendet mbi Itali, të nesërmen do të lëvizë drejt Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Ky ciklon në kombinim me frontin e ftohtë që do të depërtojë, do të krijoj një shpërthim të jashtëzakonshëm të shtrëngatave të ashpërta në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi, Greqi dhe Bullgari.
Nga ky sistem, pritet të gjeneroj breshër të madh dhe shumë të madh, shi rrëke, erëra të fuqishme, shkarkesa të ashpërta elektrike, vërshime të shpejta si dhe tornado, ky i fundit mbulon veçanërisht detin Jon dhe bregdetin perëndimor grek, në një shkallë më të vogël edhe detin Tirren, Sicilinë, Jugun e Detit Adriatik dhe bregdetin shqiptar.
Konveksioni pritet i shpërndarë e deri të përhapura, por do të ketë edhe prej atyre të paorganizuara, pra, do të jenë edhe të karakterit lokal.
Konvekcioni ka të ngjarë të ndodhë gjatë gjithë periudhës së ditës së Premte në zonat detare dhe bregdetare, ndërsa i nënshtrohet një cikli të fortë ditor më tej në brendësi të tokës.
Po ashtu, pritet ulje e temperaturave në të gjithë vendin, e cila më e ndjeshme pritet të jetë të Shtunën në Kosovë (duke zbritur nën 20°C), ndërsa në Shqipëri e kundërta, e po ashtu reshjet do të mbesin me karakter lokal të përqëndruara në zonat e ulëta dhe ato malore. E njëja gjë vlenë edhe për Malin e Zi, ndërsa reshje më shumë parashihen në Maqedoni të Veriut dhe Greqi.
Të Dielën priten vranësira të shpeshta në Kosovë, ku ka mundësi për ndonjë reshje të izoluar, ndërsa në Shqipëri kryesisht me diell. Temperaturat shënojnë ngritje, më e ndjeshme në Shqipëri, por nuk do të jetë edhe aq shumë nxehtë. /MeteoKosova/