Aridon Mehmeti nga Mitrovica tash e disa vite punon si kuzhinier në Zvicër. Në një lidhje direkte në “Herët” në Tëvë 1, ai tregoi fillimet e para të tij në këtë profesion.
Mehmeti, i cili jeton në shtetin zviceran që nga mosha 18-vjeçare, bëri të ditur se kur ka hyrë së pari në kuzhinë, nuk e ka pasur “idenë as pjatat si lahen”.
“Të tregoj të drejtën kur kam hi në kuzhinë për së pari herë, nuk kam hi me atë menimin që unë kam me u bo dikush…kom hi kam la pjata, se unë nuk kam pas as lidhje qysh lahen, se zakonisht te ne kosovarët kur te kemi nanën ose motrën, këto punët e pastrimit i bëjnë gjithmonë ato dyja. Edhe unë nuk e kam ditë, idenë se kam pas pjatat qysh lahen, se le qysh bëhet një sallatë, një pastë, ose një mish, ose një diçka. Edhe aty ka qenë një shef i kuzhinës, të cilin e falënderoj shumë, ai kur i ka pa lëvizjet e mia në kuzhinë, ai ka thënë po më vjen keq por ti nuk je për te pjatat…më ka thënë ti duhet me dal pak më përpara, se ti ki lëvizjet shumë të shpejta dhe shumë të sakta”, deklaroi ai.
Ai e cilëson si arritje të qenurit shef kuzhine, teksa potencoi se e di kuzhinën italiane, franceze dhe atë portugeze.
“Për mu në fakt nga kam ardh e ku jam tash, besoj që është një arritje se me kanë shef kuzhine në një restorant ku i ka 250 vetë dhe me kanë shef i kuzhinës që i ka 6 vetë përmas, besom që nuk është e lehtë..puna e restorantit e ka një presion të jashtëzakonshëm”, theksoi ai.
Sipas tij, “kur të punon punën me vullnet, parja vjen vet, s’ka nevojë ti me nga pas pares”.
Mehmeti bëri të ditur se në Zvicër jeton tash e 10 vite