Sekretari i Lëvizjes Popullore e Kosovës, gjatë viteve 1987-1998, Emrush Xhemajli i ka kërkuar nga Zyra që mbanë Regjistrin e Partive Politike në kuadër të KQZ-së, që të përgatis dokumentacionin dhe nga organi kompetent të bëhet çregjistrimin e Listës Sërbska nga regjistri i partive politike në Republikën e Kosovës.
Xhemajli ka shkruar në Facebook se çregjistrimi i Listës Sërbska duhet të bëhet për shkak se ajo ka bërë thirrje një shteti tjetër, Serbisë, që FSK dhe njësitë policore të Republikës së Kosovës të shpallen nga Serbia terroriste.
“Lista Serbska është parti parlamentare dhe paguhet nga taksat e ne qytetarëve të shtetit të Kosovës. Për këtë hap që duhet të ndërmerret jam konsultuar me avokatë dhe juristë të njohur. Kjo Listë, me këtë thirrje, qëndrimet dhe praktikën që ndjek e ka humbur të drejtën të jetë pjesë e sistemit politik të shtetit tonë”, ka shkruar ai.