Lajçak sot për vizitë zyrtare në Kosovë

I dërguari special i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, sot do të vijë sërish në Prishtinë.

Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd.