Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është deklaruar për vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton në Tiranë.
Begaj ka shkruar se Shqipëria dhe shqipëtarët u janë mirënjohës Clintonit për gjithçka që ka bërë për kombin e veçanërisht për Kosovën.
“Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë”, ka shkruar Begaj në Facebook.