KB Rahoveci ka reaguar ndaj tashmë ish-basketbollistëve, Ujkan Karanezi, Bardh Rexha, Visar Ejupi, Edmond Kryeziu e Arion Balluku, lidhur me akuzat e këtyre të fundit se nuk janë paguar tash e pesë muaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, klubi nga “Mizahir Isma” ka thënë se i ka kryer të gjitha obligimet ndaj lojtarëve, ndërsa një pagë e moslëshuar është shkaku i dënimit ndaj lojtarëve, dënime këto të parapara në marrëveshjen mes palëve, pra nëse ndonjëra palë nuk u përmbahet kushteve, përcjell 07 Press.
Tutje, klubi ka premtuar se edhe nëse nuk do t’ia dalë të organizohet siç është më së miri, do të përkujdeset për ta ruajtur imazhin.
Më poshtë edhe demantimi i plotë: