E rëndë: Vdekje e dyshimtë në QKUK, 28-vjeçari nga Mitrovica ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një person ka vdekur dhe ende nuk dihen rrethanat e rastit.

Kështu kanë bërë me dije burimet brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se bëhet fjalë për një 28-vjeçar, për vdekjen e të cilit familja e ka njoftuar Policinë.

Sinjali mëson se i ndjeri ishte nga Mitrovica dhe ende nuk ka informacione të tjera për vdekjen e tij, e cila sipas informacioneve të para është cilësuar si e dyshimtë.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.