Edi Ramës dhe Presidentes Osmani u ka rastistur të jenë bashkë në shumë ngjarje ndërkombëtare, por raportet mes tyre kanë qenë të akullta, e kjo reflektohej edhe në fotografitë që ua dërgonin mediave. Askund nuk shiheshin bashkë. Por, të premten në Ulqin ka qenë më ndryshe. Të dy kanë qëndruar afër njëri -tjetrit.
Rama të dielën në mëngjes i ka ndarë fotografitë nga Ulqini, ku presidentja shihet në 7 prej tyre.
Gjithashtu, Rama dje është pyetur nëse folur me presidenten Osmani lidhur me zhvillimet në veri të vendit.
Ai tha se kanë raport miqësor dhe se komunikojnë, por se mbrëmë nuk ishte rasti “për të hyrë në të thella”.
“Jo, me Presidenten Osmani kemi një raport miqësor dhe komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella”, deklaroi Rama në Euronews Albania.