Një rrahje brenda familjes ka ndodhur orëve të vona të së shtunës së 1 korrikut në Malishevë.
Në bazë të raportit policor, një qytetar ka rrahur motrën e tij me grushte, përcjell 07 Press.
Gjithçka kishte filluar pas një zënke verbale, ndërsa si shkak i dhunës, motra ka kërkuar trajtim mjekësor. Në anën tjetër, i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.