Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens, ka komentuar zhvillimet e fundit dhe paralajmërimet se Bashkimi Evropian do ta sanksionojë Kosovën “për shkak të mos-shtensionimit të situatës në veri të vendit”.
Martens këtë e ka quajtur absurde, ndërsa është shprehur se BE-ja ka kërcënuar me sanksione Qeverinë e Kosovës, por jo edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të entitetit Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Millorad Dodik.
“Për situatën aktuale në Ballkan: BE-ja po kërcënon me sanksione ndaj Qeverisë Kurti në Kosovë, por jo ndaj liderëve serbë Vuçiq dhe Dodik. Kjo është absurde, thënë më butë. Por, duket se ka një shpjegim për butësinë perëndimore ndaj Beogradit”, ka shkruar gazetari gjerman në Twitter.E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, i cili ka hedhur dyshime në kredibilitetin e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në misionin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil”, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.Ndërsa, gazetari gjerman në platformën “Thread reader” ka thënë se presidenti serb Vuçiq përmes strukturave kriminale ka sulmuat ushtarët e NATO-s në Kosovë dhe sipas tij, reagimi i Perëndimit është afër zeros.
Ai gjithashtu ka thënë se Milorad Dodiku, të cilën e ka quajtur aleati më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin në Evropë, ka thënë se nuk e njeh më Gjykatën Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Por, asnjë fjalë për sanksione nga BE-ja.
Sipas gazetarit gjerman, Beogradi është më i përkëdheluri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo siç ka thënë ai, po ndodh për shkak të rëndësisë së armëve që Serbia i ka dërguar në Ukrainë përmes ndërmjetësve.
“Nëse dikush duhet të besojë atë që një burim i lartë amerikan tha kohët e fundit në një bisedë të paregjistruar, butësia e SHBA-së ka të bëjë shumë me faktin se municionet serbe janë ‘shumë të rëndësishme’ për ushtrinë ukrainase”, ka shkruar Martens.“Ajo që është e rëndësishme për Perëndimin, Serbia përdor plejadën aktuale për të parë se sa larg mund të shkojë në përpjekjen për të bashkuar ‘Botën Serbe’ (e njohur më parë si ‘Serbia e Madhe’). Do të thotë bashkim i Serbisë me pjesën veriore të Kosovës dhe Republikën Srpska. Ndoshta më vonë edhe Mali i Zi”.
Gazetari tutje ka theksuar se një Asociacion i komunave me shumicë serbe, që merret me planifikimin hapësinor, grumbullimin e mbeturinave, kujdesin bazë shëndetësor etj., nuk do të mund të bllokonte vendimet e politikës së jashtme të shtetit. “(Ndryshe nga Republika Srpska në Bosnje që mund dhe e bën)”.“Natyrisht, në Prishtinë ka një pyetje të arsyeshme: Çfarë do të kemi nga e gjithë kjo? Shqetësimi duket se është se edhe nëse Kosova i ndjek dhe i përmbush të gjitha kërkesat perëndimore, ajo nuk do të përfitojë pothuajse asgjë”.
“Nëse vetëm gjysma e asaj që pretendojnë burimet kosovare për mënyrën se si negociatori i BE-së Miroslav Lajçak i udhëheq bisedimet është e vërtetë, është e kuptueshme që ata nuk i besojnë atij. Askush në pozicionin e tyre nuk do ta bënte”.“Jo vetëm që Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e saj nga bisedimet e ndërmjetësuara nga Brukseli, por për disa arsye, Lajçak nuk duket se shqetësohet nga lëshimet e Serbisë. Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë dokumentet dhe anekset e negociuara nga BE-ja, ndërsa Vuçiq tha se nuk është. Por përsëri, ndoshta negocimi i BE-së gjithsesi është mbivlerësuar në rëndësinë e tij”.