Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje më intensive, por edhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
Njoftim i plotë:
Parashikimi i Motit për vikend! 01-02.07.2023
Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë.
Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shum zona.
Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.