Bordi aktual i KB Rahovecit ka dhënë dorëheqje, sipas portalit InfoRahoveci që drejtohet nga gazetari Shaip Shala.
Sipas një raportimi në këtë faqe, dorëheqje ka dhënë komplet bordi i KB Rahovecit në një mbledhje të mbajtur mbrëmë.
Ndërkaq, në raport thuhet se po përgatitet mbajtja e Kuvendit të Klubit për të gjetur drejtues të rinj. Theksohet vakti se shumica e sponsorëve të klubit do të vazhdojnë të ndihmojnë klubin pavarësisht kush do të jetë drejtues, apo nivelin e garave.
Ndërkaq Rahoveci24 mëson se KB Rahoveci ka paraqitur dokumentacionin për regjistrim, por se gjasat për të marrë pjesë në gara nëse nuk gjenden drejtues të rinj, janë minimale apo Zero dhe klubi mund të shkojë drejt shuarjes.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë ditëve në vijim.