Kryeministri i Kosovës duket se nuk po i përfillë shumë paralajmërimet e ndërkombëtarëve për sanksione.
Kjo pasi, më shumë është përqendruar në vizita vendore, siç ndodhi ajo në kryeqytetin historik të shqiptarëve.
Përmes një postimi të para pak çasteve, i pari i qeverisë tha se Prizreni është përplot histori e trashëgimi.
“Nga lokaliteti arkeologjik në zemër të qendrës historike, ku pasqyrohet lashtësia mijëravjeçare e qytetit, në Hamamin shumëshekullor i cili është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit. Për të vazhduar më pas në Katedralen e vjetër ku lexojmë me lehtësi shtresat shumë shekullore të zhvillimit të qytetit të lashtë”, tha ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: