Lirije Gashi është njëra ndër fëmijët e shumët që fati deshi që të rritej në strehimore.
Ajo së bashku me motrën e saj më të vogël pas vdekjes së dy prindërve u morën nga organet kompetente dhe u dërguan në njërën nga strehimoret e Prishtinës.
Lirija për Insajderin ka rrëfyer përjetimet e saj në këtë institucion që nga dita e parë e deri në ditën kur i erdhi koha që të largohet.