Krasniqi e quan të papërgjegjshëm Kurtin: Po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është duke e izoluar Kosovën nga jashtë, duke i sjellë sanksione nga aleatët tonë kryesorë, përderisa është duke keqqeverisje nga brenda.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka përmendur përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 23”.

“Kryeministri Albin Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë, duke i sjellë edhe sanksione nga aleatët tanë kryesorë, ndërsa po e keqqeverisë nga brenda, duke e vështirësuar mirëqenien dhe jetën e qytetarëve. Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin tonë, si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente.” – ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi e ka quajtur Kurtin të papërgjegjshëm, ku ka thënë se është duke e vendosur Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara.

Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska. A është e mundur që të gjithë ta kenë keq e vetëm Albin Kurti ta ketë mirë? Natyrisht që nuk është e mundur dhe i gabuar këtu është Kryeministri Kurti.” – ka thënë ai.

Kreu i PDK-së ka thënë se me Kurtin që dy vite qeverisje, Kosova përveç stagnimit e degradimi, po i përjeton edhe sanksionet.

“Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj.” – ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.