E fundit: Dorëhiqet njëra prej këshilltareve të presidentes Osmani

Donjeta Miftari nuk do të jetë më këshilltare e presidentes Osmani, post të cilin e ka ushtruar deri më tani.

Shkak për këtë është rikthimi i saj profesional në Londër, aty ku edhe ka shtëpinë.

Siç bëri të ditur vet ajo, në kryeqendrën angleze ajo kishte ikur në kohë të luftës, kurse pozicioni prej këshilltareje ka qenë privilegj në vete.

“Një falënderim nga zemra për Presidenten e shquar dhe frymëzuese Vjosa Osmani që më dha mundësinë dhe nderin e jashtëzakonshëm të punoj në ekipin e saj”, shkroi mes tjerash në cicërimën gjegjëse në “Twitter”.